Bota

MESAZHI/ Zelenskyy: Prishëm planet e armikut brenda një jave, ata do largohen

3 Mars 2022, 06:55 Nga DOSJA
MESAZHI/ Zelenskyy: Prishëm planet e armikut brenda një jave, ata do

UKRAINË– Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, postoi një video-mesazh të ri për qytetarët mbrëmjen e kaluar, duke u kërkuar atyre që të vazhdojnë luftën kundër pushtuesve rusë. Videoja e postuar në rrjetin social Facebook ka mbishkrimin: “Çdo pushtues duhet ta dijë: do të kundërshtohen ashpër nga ukrainasit”.

“Ne jemi një komb që prishi planet e armikut brenda një jave. Ne i ndaluam ata. Nuk e dinë pse janë këtu” dhe se ushtarët e armikut “po ikin përsëri në Rusi”. Kudo që të shkojnë, do të shkatërrohen. Nuk do të kenë qetësi këtu, nuk do të kenë ushqim, nuk do të kenë një moment të qetë. Pushtuesit do të marrin vetëm një gjë nga ukrainasit: rezistencën, rezistencë të ashpër. Rezistencë të tillë që ata do ta mbajnë në mend përgjithmonë se ne nuk heqim dorë nga ajo që është e jona, se ata do ta mbajnë në mend se çfarë është një luftë patriotike. Po, për ne ukrainasit, kjo është një luftë patriotike. Ne e dimë se si fillojnë luftërat patriotike dhe ne e dimë se si përfundojnë për pushtuesit.

Sipas Sky News, ai ka theksuar se ushtria ukrainase po bën gjithçka për të thyer plotësisht armikun.

“Gati 9,000 rusë janë vrarë (të paverifikuar) në një javë. Në Nikolaevsk, pushtuesit janë të detyruar të përdorin dhjetëra helikopterë për të marrë të vrarët dhe të plagosurit e tyre – 19 dhe 20-vjeçarë. Çfarë kanë parë në jetën e tyre përveç këtij pushtimi? Ukraina nuk do që të mbulohet nga trupat e pajetë të ushtarëve. Shkoni në shtëpi. Tregojuni oficerëve tuaj që dëshironi të jetoni, se nuk dëshironi të vdisni, por të jetoni. Jam i bindur, se do t’i dëbojmë. Të turpëruar. Si ata njerëz të thjeshtë që dëbojnë pushtuesit nga dyqanet ushqimore ku shkojnë ushtarët rusë për të gjetur ushqim dhe diçka për të ngrënë. Këta nuk janë luftëtarë të një superfuqie. Këta janë fëmijë të hutuar që janë përdorur. Çojini në shtëpi”, ka shtuar ndër tjerash presidenti Zelensky.

 

Zelensky falënderoi gjithashtu civilët në qytetet Konotop, Bashtanka, Energodar dhe Melitopol, të cilët tha se kishin bllokuar rrugët për trupat ruse. Ai shtoi se së fundmi ka folur me liderët e Norvegjisë, Izraelit, Kazakistanit, Katarit, Kanadasë, Polonisë dhe Këshillit Evropian.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll