Bota

Mbyllet radiostacioni liberal i Rusisë ‘Ekho Moskvy’

3 Mars 2022, 09:01 Nga DOSJA
Mbyllet radiostacioni liberal i Rusisë ‘Ekho Moskvy’

Rusi- Radioja Ekho Moskvy, një simbol i lirisë së re të medias në Rusinë post-sovjetike, tha nw 1 mars se do të mbyllej, pasi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë kërkoi të kufizojë aksesin në faqet e internetit të stacionit radio Ekho Moskvy dhe kanalit televiziv Dozhd.

“Redaksia e Ekho Moskvy absolutisht nuk pajtohet me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme që çoi në ndërprerjen e transmetimit të radiostacionit,”-tha një gazetarë.

Sipas Current time, kjo masë u vendos si pasojë e thirrjes për aktivitet ekstremiste dhe shpërndarje informacionesh të qëllimshme dhe të rreme në lidhje me veprimet e personelit ushtarak rus.

“Me shumicën e votave të bordit të drejtorëve të Ekho Moskvy, u vendos që të likuidohej stacioni i radios Ekho Moskvy dhe uebsajti”, tha kryeredaktori i tij Alexei Venediktov.

Më herët gjatë ditës, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm kërkoi që autoritetet ruse të ndërpresin transmetimin e radio Ekho Moskvy dhe të bllokojnë faqen e internetit të stacionit televiziv online të Dozhd për shpërndarjen e informacionit që ai e quajti “thirr për aktivitete ekstremiste, dhunë dhe informacion të rremë të paramenduar në lidhje me Operacioni special i personelit ushtarak rus” në Ukrainë.

LAJMI KRYESOR: 8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, sot bisedime Kiev-Moskë

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi mbyllet ekho moskvy lufta ukraine-rusi mbyllet ekho moskvy

Sondazh

Poll