Bota

Australia i kërkon Facebook dhe Twitter të bllokojnë dezinformatat e mediave ruse

3 Mars 2022, 09:25 Nga DOSJA
Australia i kërkon Facebook dhe Twitter të bllokojnë

AUSTRALI- Qeveria australiane ka kërkuar nga Facebook, Twitter, Google dhe platforma të tjera dixhitale që të bllokojnë përmbajtjen e krijuar nga media shtetërore ruse për të frenuar “dezinformimin në lidhje me pushtimin rus në Ukrainë”.

The Guardian shkruan se Ministri i komunikimit në Australi, Paul Fletcher i është drejtuar gjigandëve të komunikimit  Facebook dhe Instagram, dhe një sërë platformash të tjera dixhitale, duke ju kërkuar atyre që të ndërmarrin pezullimin e shpërndarjes së infomacioneve të pasakta, të cilat shpërndahen nga organizatat ruse drejt platformave të qytetarëve australian.

Australia nuk është qeveria e parë që e bën këtë kërkesë, me ndalimin e vetë Bashkimit Evropian për mediat shtetërore ruse që nxit një numër platformash për të goditur mediat dhe lajmet e televizionit rus  RT dhe Sputnik të cilat mbeshtesin Kremlinin.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi paul fletcher lufta ukraine-rusi paul fletcher

Sondazh

Poll