Aktualitet

Ardi Veliu në fund të korrikut para Vetting-ut, ekonomistja Ana Kapaj ka në dorë ‘pastrimin’ e Policisë

6 Korrik 2019, 08:53 Nga DOSJA
Ardi Veliu në fund të korrikut para Vetting-ut, ekonomistja Ana Kapaj

TIRANË- Nis procesi i Vettingut në Policinë e Shtetit, e ashtu siç parashikohet në ligjin e miratuar disa javë më parë në Parlament, i pari që del në skaner është drejtori Ardi Veliu.

Veliu do të dalë para Vetting-ut në fund të korrikut, dhe njësoj si për gjyqtarët dhe prokurorët, edhe për policët, seancat dëgjimore do të zhvillohen tek Pallati i Kongreseve.

Gruaja që është vendosur në krye të trupës gjykuese që do të bëjë vlerësimin për policët është ekonomistja Ana Kapaj.

Kapaj do të jetë në krye të pesë komisioneve të vlerësimit të Vettingut.  Komisioni gjithashtu do të përbëhet edhe nga Artur Baku, Marjeta Gjelaj, Sonila Kadareja dhe Viktor Bërdo.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu vettingu ne polici ardi veliu vettingu ne polici

Sondazh

Poll