Art&Argëtim

Për të gjithë gratë shtatzëna. Ja disa këshilla para se të shkoni në plazh!

6 Korrik 2019, 13:58 Nga DOSJA
Për të gjithë gratë shtatzëna. Ja disa këshilla

Shumica e njerëzve flasin pa u bazuar diku, sidomos për sa i përket shëndetit vazhdojnë me mënyra tradicionale që ndoshta janë edhe të pavërteta. Shembulli konkret është dilema për gratë shtatzëna nëse duhet apo nuk duhet të shkojnë në plazh.

Sigurisht që rrezet e diellit kanë edhe efekte negative për shëndetin e njeriut, por duke marrë aq sa duhet, gjithcka është në rregull dhe nuk ka vend për panik.

Të gjithë e kanë të nevojshme për të shkuar në plazh, prandaj edhe gartë shtatzëna mund të bëjnë plazh, por duke ju përmbajtur disa këshillave.

Përvec kujdesit që duhet të bëjë cdo njeri, fëmijë apo i moshuar kur shkon në plazh për gratë shtatzëna mjafton të kujdesen në mënyrë korrekte dhe nuk do të kenë asnjë problem.

Pini sa më shumë lëngje të freskëta dhe ushqehuni mirë, mbajeni trupin e hidratuar sa ma më shumë sepse përvec vetes keni edhe një fëmijë brenda trupit tuaj që duhet ushqyer.

Sigurisht që kremrat kundër diellit janë parësor, dhe duhet të bëni shumë kujdes për të gjithë trupin tuaj, në mënyrë që të mbroheni sa mundeni nga rrezet e diellit jo vetëm tek pjesa e barkut por në të gjithë sipërfaqen.

Gjithashtu një ndër arsyet kryesore që shkoni në plazh është edhe noti. Sigurisht që të gjithë vdesin për të ndenjur me orë të tëra duke notuar, por për ju gratë shtatzëna ka një këshillë. Duhet të reduktoni kohën e qëndrimit të ujë, sepse duke mos pasur besim të plotë nga gjallesat në det, ekziston frika që mund të thumboheni nga një kandil deti ose gafore.

Gjithçka që duhet të keni me vete kur të shkoni në plazh

Sa më shumë krem kundër diellit, me 50 SPF.

Çadër, kapele, syze.

Frigorifer i lëvizshëm.

Pluhur i veçantë nga farmacia për të hequr rërën nga duart.

Më shumë se dy peshqir.

Nëse do të mbani mend këto këshilla para se të shkoni në plazh do të kaloni vërtet shumë bukur, dhe jini të sigurt se mundëësia për t’u sëmurë është shumë  e vogël.

Plazhi ka shumë të mira për  gratë shtatzëna:

Është vendi ideal për të biseduar ose për të kaluar kohë me familjen ose miqtë.

Ushqimi që ju nuk e pëlqeni gjatë shtatzënisë, por duhet ta hani, bëhet më i shijshëm kur jeni në plazh.

Keni mundësi për shëtitje në bregdeti, që do ju relaksojë.

Do ndiheni më energjike dhe më të shëndetshme

Keni kohë të lexoni libra dhe shfrytëzoni kohën të bëni gjërat që ju pëlqejnë

Marrë dhe përshatur nga Maternityathome

(A.C.Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim grate shtatzena keshilla plazh grate shtatzena keshilla plazh

Sondazh

Poll