Art&Argëtim

Statujë prej druri me të cilën tallen të gjithë, Zonja e Parë e SHBA, Melania Trump ‘turpërohet’ në vendlind

6 Korrik 2019, 13:33 Nga DOSJA
Statujë prej druri me të cilën tallen të gjithë, Zonja

SLLOVENI– Zonja e parë e Amerikës, Melania Trump është nderuar në periferi të vendilindjes së saj në Slloveni, me statujën e saj prej druri. Kjo statujë është realizuar nga zdrukthtari Ales Zupevc i porositur nga artisti Brad Downey i cili nuk ka bërë më të mirën e mundshme.

Statuja është bërë në bazë të një ditë të vecantë, ku sjell pamjen e Melanisë ditën kur Trump u zgjodh President, në vitin 2016.

Është realizuar duke ju përmbajtur veshjes së Melanisë, me një pallto të kaltër dhe me dorën drejtuar në qiell, por vërtet nuk është bërë në formën më të mirë.

Zonja e Parë u nderua me statujën e saj, por me një realizim shumë të dobët.  Statuja nuk është pëlqyer nga askush, të gjithë kanë thënë se kjo statujë nuk i ngjan aspak Znj.Trump.

Marrë dhe përshtatur nga BBC

(A.C.Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete melanie trump statuja ne slloveni melanie trump statuja ne slloveni

Sondazh

Poll