Art&Argëtim

“Mendoj të futemi poshtë tavolinës”, lëkundje tërmeti në SHBA, dy moderatorët tmerrohen (VD)

6 Korrik 2019, 12:54 Nga DOSJA
“Mendoj të futemi poshtë tavolinës”, lëkundje

SHBA– Një tërmet i fuqishëm goditi sërish Kaliforninë mbrëmjen e djeshme duke bërë që lëkundjet të ndjehen në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas autoriteteve përkatëse, tërmeti ishte i magnitutës 7.1 ballë, duke regjistruar kështu më të fuqishmin ndonjëherë që ka goditur shtet e SHBA-së në 20 vitet e fundit.

Madje ai është regjistruar live edhe nga kamerat e televizionit CBS, ku edhe ishin dy drejtuesit e lajmeve janë tmerruar nga lëkundjet.

“Po ndjejmë lëkundje. Po ndjejmë lëkundje shumë të forta. Po largohemi pak sepse mendojmë së më e mirë është që të futemi poshtë tavolinës,”-tha moderatorja.

Ky është tërmeti i dytë i fuqishëm në Kaliforni, tjetri u regjistrua 2 ditë më parë dhe ishte i magnitutës 6.4 ballë. Raportohet se tërmeti i mbrëmshëm ka shkaktuar dëme të shumë materiale dhe kanë mbetur të plagosur shumë persona.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale shba termeti ne kaliforni shba termeti ne kaliforni

Sondazh

Poll