Bota

Në mes të luftës në Ukrainë, avioni rumun dhe helikopteri Puma zhduken nga radari

2 Mars 2022, 21:31 Nga DOSJA
Në mes të luftës në Ukrainë, avioni rumun dhe

RUMANI- Forcat Ajrore Rumune raportojnë për humbjen e një avioni dhe helikopteri ushtarak mbi Detin e Zi. Rreth orës 20:00, avioni MiG-21 LanceR i bazës ajrore të 86-të, i cili po kryente një detyrë patrullimi ajror mbi Dobrujë, humbi kontaktin me radio me dhomën e kontrollit dhe në orën 20:03 u zhduk nga radarët.

Helikopteri IAR 330-Puma, i cili u ngrit të mërkurën, më 2 mars, rreth orës 20:21 si pjesë e një ekipi kërkim-shpëtimi të avionit MiG 21 LanceR, humbi kontaktin me kullën e kontrollit dhe u zhduk nga radarët rreth orës 20:44. Shkaku i zhdukjes apo rrëzimit të tyre aktualisht nuk dihet. Këta mjete fluturimi ishin duke patrulluar mbi Detin e Zi në një mision kërkimi.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, bisedimet nesër

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll