Bota

Vuçiç: Lobistët shqiptarë e kanë prezantuar planin për përjashtimin e Rusisë nga OKB

2 Mars 2022, 21:03 Nga DOSJA
Vuçiç: Lobistët shqiptarë e kanë prezantuar planin

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ua ka lënë fajin lobistëve shqiptarë për prezantimin e një plani për përjashtimin e Rusisë nga Kombet e Bashkuara. Gazeta Ekspress shkruan se do të ketë presion për të ndyrshuar Rezolutën 1244 nga Kina, atëherë do të pasojë njohja e pavarësisë së Kosovës.

“Unë tashmë shoh iniciativa në vende të caktuara dhe e them këtë sepse po e ndjekim dhe siç e imagjinojnë shqiptarët në Kosovë dhe disa të tjerë. Ata planifikojnë të thërrasin një debat për përjashtimin e Rusisë nga OKB-ja duke u bazuar në nenin 6 të Kartës së OKB-së. Pas kësaj do të ketë presion mbi Kinën për të ndryshuar Rezolutën 1244 dhe pas ndryshimit të Rezolutës 1244 nuk do të kemi bazë ligjore që të thirremi në të drejtën ndërkombëtare për të ruajtur integritetin tonë territorial, siç e kemi sot. Dhe më pas do të pasojë njohja e pavarësisë së Kosovës nga ato shtete të NATO-s dhe BE-së që ende nuk e kanë bërë këtë. Është e mundur apo jo – nuk e përjashtoj fare këtë mundësi. A do të thotë dikush që teknikisht nuk është e mundur, mendova se gjithçka nuk ishte e mundur dhe në këto tre-katër ditë pashë se është e mundur”, tha Vuçiç.

Këto deklarata ai i bëri pas një mbledhjeje urgjente të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku u miratua një rezolutë që dënon pushtimin rus të Ukrainës. Serbia e dënoi pushtimin rus dhe votoi për këtë rezolutë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksandar vucic okb aleksandar vucic okb

Sondazh

Poll