Bota

Lufta/ Blinken paralajmërim Lukashenkos: Nëse vazhdon të mbështesësh Moskën…

2 Mars 2022, 20:44 Nga DOSJA
Lufta/ Blinken paralajmërim Lukashenkos: Nëse vazhdon të

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken njoftoi një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë, duke synuar 22 “entitete të lidhura me mbrojtjen” ruse, ndërsa Rusia po ecën përpara me pushtimin e saj në Ukrainë. Sipas mediave të huaja, subjektet që do të sanksionohen përfshijnë kompanitë që prodhojnë avionë luftarakë, mjete luftarake këmbësorie, raketa, mjete ajrore pa pilot, sisteme të luftës elektronike.

Blinken në një konferencë shtypi nga Departamenti i Shtetit, njoftoi gjithashtu kontrollet e eksportit në Bjellorusi se do të mbanin përgjegjës regjimin e Lukashenkos për të qenë bashkëluftëtar në luftën e Putin.

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për diplomaci nëse Moska ndal sulmet me Ukrainën; – Shtetet e Bashkuara mbeten të gatshme të diskutojnë çdo shqetësim sigurie me Federatën Ruse; – Shtetet e Bashkuara nuk e rrisin nivelin e gatishmërisë së forcave të tyre; – Bjellorusia është bashkëpunëtore e operacionit special ushtarak të Rusisë në Ukrainë, e nëse Minsku vazhdon të mbështesë Moskën, Shtetet e Bashkuara mund të forcojnë sanksionet ndaj tyre,”-tha ai.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, bisedimet nesër

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota anthony blinken lufta ukraine-rusi anthony blinken lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll