Bota

Ka probleme personale me Kurtin? Flet Grenell: Skam folur asnjëherë për të

2 Mars 2022, 21:29 Nga DOSJA
Ka probleme personale me Kurtin? Flet Grenell: Skam folur asnjëherë

TIRANË- Richard Grenell foli në emisionin “Opinion” për qëndrimet që ai ka mabjtur ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Grenell tha se nuk ka mbajtur asnjëherë qëndrim personal ndaj Kurtit, por vetëm për politikat e tij në Kosovë. Për Grenell, refuzimi i gazsjellësit amerikan nga qeveria Kurti, është një problem.

Ju sfidoj të gjeni sikur një shembull ku unë personalisht kam folur për Kurtin. Gjithmonë kam folur për potitikat amerikane. Kur lidhem një marrëveshje ekonomike mes Serbisë dhe Kosovës, dhe meqë ra fjala dua të komplimentoj administraten Biden që e ka përqafuar atë marreveshje. Nuk jam i sigurt se populli do të mbështeste refuzimin e gazsjellësit të pastër. Kjo s’do mend. Në mënyrë thelbësore, refuzimi i një ideje amerikane për energji te pastër, është shumë problem. Nuk mendoj se ka shumë raste kur Kurti shtyn para politika për të cilat qeveria amerikane mund të jetë dakord. Ai sikur po kthen pas shumë progres që është bërë. Sigurisht, kush do pronësi të qeverisë dhe Kurti këtë pozicion po mban,” tha ai.

Marrë nga Opinion.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll