Bota

U detyruan për votë kundër Rusisë? Vuçiç: Po ushtrohet presion, Kosova do pranohet në OKB

2 Mars 2022, 20:59 Nga DOSJA
U detyruan për votë kundër Rusisë? Vuçiç: Po

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i është adresuar Serbisë për të komentuar zhvillimet e fundit botërore pas agresionit të Rusisë mbi Ukrainën. Ai tha se shteti i tij tani gjendet në pozitë të vështirë, pasi që sipas tij nuk ka “mirëkuptim” për pozitën e serbëve në botë.

“Në skenën botërore kanë ndodhur ndryshime tektonike dhe Serbia është në një situatë jashtëzakonisht të vështirë dhe ka më pak mirëkuptim se kurrë për pozitën e Serbisë dhe popullit tonë kudo në botë. Pothuajse nuk ka asnjë përfaqësues të vendeve të mëdha me të cilin nuk kemi biseduar”, tha ai, raporton Blick.rs.

Ai ka parashikuar shtimin e presionit mbi shtetin e tij nga fuqitë perëndimore. Po ashtu, presidenti foli edhe për shtetin e Kosovës, për të cilin ai thotë se do të pranohet në OKB pas zhvillimeve të fundit. Ai ka shtuar se Rezolutës 1244 do t’i vijë fundi.

“Disa nga iniciativat e ardhshme do të jenë përjashtimi i Rusisë nga OKB-ja. Ata planifikojnë të nisin një mosmarrëveshje në bazë të nenit 6. Pastaj hap derën për ndryshimin e Rezolutës 1244, pas së cilës nuk kemi më bazë ligjore dhe do të pasojë njohja e pavarësisë së Kosovës”, tha ai. Sot, OKB miratoi rezolutën e përpiluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria për të ndëshkuar Rusinë për luftën që vijon prej shtatë ditësh në Ukrainë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, bisedimet nesër

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic lufta ukraine-rusi okb aleksander vucic lufta ukraine-rusi okb

Sondazh

Poll