Bota

Gatimi tradicional borscht dhe molotov, ukrainasja: S’kam frikë, e di që do fitojmë

2 Mars 2022, 18:15 Nga DOSJA
Gatimi tradicional borscht dhe molotov, ukrainasja: S’kam frikë, e di

KIEV- Kateryna Yurko ishte në dyqanin e saj kur raketa e parë goditi tokën. Përplasja e tronditi! Ishte shumë, shumë e zhurmshme. Ajo dhe punonjësit e saj vrapuan në bodrum. Dyqani i Yurko është përballë rrugës nga kulla televizive e Kievit, e cila u godit nga një sulm rus të martën, ku edhe humbën jetën 5 persona. Të mërkurën në mëngjes, Yurko ishte kthyer në punë duke pastruar xhamin e copëtuar dhe mbeturinat, por shumica e mallrave të saj ishin zhdukur.

Yurko tha se ngjarjet e ditëve të fundit e kishin ngurtësuar vendosmërinë e saj.

“Nuk kam më frikë. E di që Ukraina do të fitojë,”- tha ajo. Yurko ka tre fëmijë dhe të gjithë e kuptojnë se çfarë po ndodh. Ajo ka shfaqur një video të vajzave të saj binjake 5-vjeçare duke kënduar himnin kombëtar. Yurko tha se fëmija i saj tjetër, i cili është 18 vjeç, është vullnetar në Forcat e Mbrojtjes Territoriale, e cila është njësia ushtarake vullnetare e forcave të armatosura të vendit. 

Yurko ka gatuar gjithashtu borscht, gatim tradicional ukrainas dhe ka bërë kokteje molotov për njësitë e Mbrojtjes Territoriale.

“Dy gjërat më të rëndësishme që një grua ukrainase duhet të dijë është se si të bëjë borscht dhe molotov,“-tha ajo.

Yurko tha se ajo dhe miqtë e saj kanë bërë disa mijëra kokteje molotov ditët e fundit, duke përdorur deri në 2 ton benzinë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, bisedimet nesër

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kateryna yurko lufta ukraine-rusi kateryna yurko lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll