Bota

Lufta në Ukrainë, oligarkët dërgojnë Jahtet në Maldive për t’i ‘shpëtuar’ nga sanksionet

2 Mars 2022, 17:17 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, oligarkët dërgojnë Jahtet në

MALDIVE- Të paktën pesë super-jahte që u përkisnin miliarderëve rusë ishin aktualisht të ankoruar në Maldive, i cili nuk ka marrëveshje ekstradimi dhe bashkëpunimi gjyqësor me Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave nga shërbimet që monitorojnë udhëtimet e anijeve. Mediat e huaja shkruan se mbërritja e anijeve në këtë arkipelag në brigjet e Sri Lanka pason vendosjen e sanksioneve të ashpra perëndimore ndaj Rusisë si hakmarrje për pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Superjahti Clio, në pronësi të Oleg Deripaska, themeluesit të gjigantit amerikan të aluminit Rusal, i cili u gjobit në vitin 2018 nga Shtetet e Bashkuara, u ankorua në kryeqytetin Male sot, sipas bazës së të dhënave të transportit MarineTraffic. Titan, në pronësi të Alexander Abramov, bashkëthemelues i fabrikës së çelikut Evraz, mbërriti më 28 shkurt.

Tre jahte të tjerë që u përkasin miliarderëve rusë janë parë duke lundruar sot në ujërat e Maldivisë, sipas të dhënave. Këtu përfshihet Nirvana 88 metra e gjatë që i përket njeriut më të pasur të Rusisë, Vladimir Potanin. Shumica e këtyre anijeve u panë në fillim të këtij viti të ankoruara në portet e Lindjes së Mesme.

This appears to be oligarch Alexander Abramov’s yacht Titan… he was a large coastal dacha in New Zealand people would like to take… https://t.co/dnrhjksf0J

— Michael Field (@MichaelFieldNZ) March 2, 2022

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, bisedimet mbeten pezull

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota alexander abramov oleg deripaska vladimir potanin alexander abramov oleg deripaska vladimir potanin

Sondazh

Poll