Bota

U anulua sot, kryenegociatorët rus presin ukrainasit nesër në kufirin polako-bjellorus

2 Mars 2022, 17:52 Nga DOSJA
U anulua sot, kryenegociatorët rus presin ukrainasit nesër në

RUSI- Zyrtarët rusë thonë se presin që negociatorët ukrainas të mbërrijnë në kufirin polako-bjellorus për raundin tjetër të bisedimeve të paqes të enjten në mëngjes, ku do të diskutohet një armëpushim. BBC shkruan se kryenegociatori i Moskës, Vladimir Medinsky, tha për mediat ruse se delegacioni ukrainas është larguar nga kryeqyteti i Kievit dhe se trupat ruse po ofrojnë një korridor sigurie për delegatët.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha më herët të mërkurën se Moska mbetet e përkushtuar ndaj “çmilitarizimit” të Ukrainës dhe shtoi se duhet të ketë një listë të armëve të specifikuara që nuk mund të vendosen kurrë në territorin ukrainas. Por ai tha se regjimi i Vladimir Putin njeh të drejtën e popullit ukrainas për të zgjedhur liderin e vet dhe se Rusia e pranon Volodymyr Zelensky si president legjitim.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, bisedimet mbeten pezull

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi sergei lavrov vladimir medinsky vladimir putin volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi sergei lavrov vladimir medinsky vladimir putin volodymyr zelensky

Sondazh

Poll