Bota

“Putini si Hitleri”/Ambasadori i Ukrainës në OKB:Do të na ndalë të drejtën për të ekzistuar

2 Mars 2022, 17:24 Nga DOSJA
“Putini si Hitleri”/Ambasadori i Ukrainës në OKB:Do

NJU YORK- Ambasadori i Ukrainës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Sergiy Kyslytsya, ka krahasuar liderin rus Vladimir Putin me Hitlerin. Duke folur në OKB, ai tha se pushtimi rus i Ukrainës ka për qëllim “të privojë Ukrainën nga e drejta për të ekzistuar”.

“Më shumë se 80 vjet më parë, një tjetër diktator u përpoq të zgjidhte përfundimisht çështjen e një populli tjetër. Ai dështoi kur bota u përgjigj në një mënyrë të vendosur dhe të bashkuar”, u shpreh ambasadori. Ndërsa gjithashtu Sergiy Kyslytsya u bëri thirrje vendeve anëtare që të ngrihen për të ndaluar Rusinë.

“Brezi ynë është brezi që paraardhësit tanë menduan të shpëtonte nga plaga e luftës. Kjo është arsyeja pse paraardhësit tanë krijuan Kombet e Bashkuara. E megjithatë sot, na takon ne të shpëtojmë brezat e ardhshëm”, u shpreh ai.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, bisedimet mbeten pezull

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi sergiy kyslytsya lufta ukraine-rusi sergiy kyslytsya

Sondazh

Poll