Bota

Daçiç del hapur pro-Rusisë, sulmon Kosovën: Po sikur të kërkojnë të anëtarësohen në NATO?

2 Mars 2022, 17:52 Nga DOSJA
Daçiç del hapur pro-Rusisë, sulmon Kosovën: Po sikur

BEOGRAD– Kryetari i parlamentit serb Ivica Daçiç tha të mërkurën se Serbia nuk duhet të ndjekë politikën e saj në përputhje me interesat e Perëndimit apo Lindjes, por në përputhje me interesat e veta, e konfirmoi qëndrimin e palëkundur të Serbisë në mbështetje të agresionit rus në Ukrainë. Ai shtoi se Serbia po merrte parasysh mesazhet e Brukselit, por se ishte e detyruar të përafronte politikën e saj të jashtme me BE-në në mënyrë graduale përpara se të anëtarësohej në bllok.

“Jemi në një situatë ku pritet të zgjedhim një anë. Çfarë po na thonë ata, që ne do të hyjmë nesër në BE dhe ta harmonizojmë politikën tonë sot? Jo, ata thonë do hyni për 10, 20 apo 30 vjet. Epo, edhe ne do të harmonizojmë politikën tonë të jashtme pas 5 vitesh,”– tha Daçiç.

Më tej, Daçiç kërkoi tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

“Nesër do të kërkojnë që Kosova të anëtarësohet në NATO dhe me tej, të  anëtarësohet në OKB. E kujt do t’i drejtohemi ne për ndihmë? Rusisë! Por nëse vendosim sanksione ndaj Moskës, atëherë nuk do të kemi më se kujt t’i drejtohemi,”- tha kryeparlamentari serb.

Marrë nga Tanjug

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ivica dacic kosova lufta ukraine-rusi ivica dacic kosova lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll