Bota

Abramovich do të iki nga Anglia, nxjerr në shitje Çelsin dhe pronat për 5 miliardë euro

2 Mars 2022, 12:21 Nga DOSJA
Abramovich do të iki nga Anglia, nxjerr në shitje Çelsin dhe

BRITANI – Biznesmeni rus Roman Abramoviç po bën gjithçka për tu larguar nga Mbretëria e Bashkuar. Sipas mediave britanike, ai ka nxjerrë në shitje klubin londinez Chelsea me vlerë 4.8 miliardë euro dhe pronat e tij me vlerë 239 milionë euro. Fakti që Britania e Madhe po shton sanksionet ndaj biznemenëve rusë duke goditur banka dhe asetet e bosëve nga Rusia që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, miku i presidentit rus Vladimir Putin nuk do që të pësojë fatin e kolegëve dhe miqve të tij.

Ai ndodhet në situatë të vështirë pasi disa kohë më parë refuzoi një ofertë prej 2.4 miliardë eurosh për të shitur Çelsin. Londra mund të ashpërsojë sanksionet ndaj biznesmenëve rusë që pëfshijnë dhe ndalimin në territorin britanik.

Pak ditë më parë, 55-vjeçari hoqëi dorë nga financimi i kampionëve në fuqi të Europës pas 20 vitesh.

Burimi: Mirror, Daily Mail

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota roman abramovich roman abramovich

Sondazh

Poll