Bota

Giorgio Armani prezanton në “heshtje” koleksionin e ri, në nder të të rënëve në luftë

2 Mars 2022, 12:12 Nga DOSJA
Giorgio Armani prezanton në “heshtje” koleksionin e ri, në

MILANO- Stilisti italian me famë botërore Giorgio Armani ka prezantuar në heshtje koleksionin e ri ‘Vjeshtë/Dimër ’22’, në nder të të vrarëve në luftën që po zhvillohet në Ukrainë prej shtatë ditësh.  Armani prezantoi krijimet e tij në Milano me modelet që ecin në heshtje absolute, duke shprehur solidaritetin e tij me Ukrainën , e cila është nën sulmin e Rusisë.

“Mesazhi më i mirë që mund të marrim tani është se nuk duam të festojmë asgjë sepse ajo që po ndodh është shumë e trishtueshme”, shkruan Armani në faqen e tij të Instragramit.

Në një video gjatë sfilatës dëgjohen vetem duartrokitjet e spektatorëve. Modelët kishin veshur pallto, xhaketa dhe pantallona të zeza prej kadifeje për koleksionin vjeshtë-dimër 2022, disa me zbukurime blu dhe disa me të kuqe.

 

 

A post shared by Giorgio Armani (@giorgioarmani)

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota giorgio armani koleksioni vjeshtë/dimër '22' lufta ukraine-rusi milano giorgio armani koleksioni vjeshtë/dimër '22' lufta ukraine-rusi milano

Sondazh

Poll