Bota

Kompania Apple mbështet Ukrainën, ndalon shitjen e produkteve të tyre në Rusi

2 Mars 2022, 12:18 Nga DOSJA
Kompania Apple mbështet Ukrainën, ndalon shitjen e produkteve të

SHBA- Kompania Apple ndërpret të gjitha shitjet e produkteve dhe shërbimeve në Rusi. Ky vendim i kompanisë  teknologjike Apple vjen pasi javën e kaluar, zëvendëskryeministri i Ukrainës dhe Ministri për Transformimin Dixhital, Mykhailo Fedorov publikoi në Twitter një shkrim drejtuar Apple, në të cilën ai i kërkoi kompanisë që të ndërpresë shitjen e produkteve dhe shërbimet App Store që ofron kompania për Rusinë.

“Apple Pay dhe shërbimet e tjera janë kufizuar. RT Neës dhe Sputnik Neës nuk janë më të disponueshme për shkarkim nga App Store jashtë Rusisë. Dhe ne kemi çaktivizuar trafikun dhe incidentet e drejtpërdrejta në Apple Maps në Ukrainë si siguri dhe masë paraprake për qytetarët ukrainas”- shkruan Apple.

Marka të tjera gjithashtu kanë njoftuar se do te tërhiqen nga tregu rus e tillë është firma e madhe ‘Nike’. Gjigandët e pagesave Mastercard, American Express dhe Visa gjithashtu kanë bërë lëvizje të ngjashme. Po ashtu edhe Ëarner Bros tërhoqi publikimin e filmit “The Batman” në Rusi, i cili supozohej të dilte të premten, pas një lëvizje të ngjashme nga Disney.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, sot takohen delegacionet

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota apple nderpret shitjet ne rusi lufta ukraine-rusi apple nderpret shitjet ne rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll