Bota

Qindra mijëra ukrainas marrin rrugët, Gjermania regjistron 5300 refugjatë

2 Mars 2022, 12:16 Nga DOSJA
Qindra mijëra ukrainas marrin rrugët, Gjermania regjistron 5300

BERLIN – 5309 ukrainas janë regjistruar si refugjatë në Gjermani. Qeveria gjermane konfirmoi të dhënat e fundit nga policia federale. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme gjermane, refugjatët nuk po kontrollohen në tërësi dhe se në kufi nuk po kryhen patrullime.

“Siç e dini, nuk ka kontrolle në kufi, por të paktën ka kontrolle të zakonshme. Kjo është arsyeja se përse është e rëndësishme se pse kaq shumë njerëz kanë arritur në Gjermani”, u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë.

OKB konfirmoi dje se mbi 660 mijë ukrainas janë shpërnguluar nga atdheu i tyre duke shkuar në Poloni, Hungari, Rumani, Sllovaki, Moldavi dhe së fundmi në Gjermani.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, bisedimet mbeten pezull

Burimi: WTV BAM 

(d.v/dosja.al)

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll