Bota

Lufta/ Vuçiç: Do ndihmojmë Ukrainën, s’do vendosim sanksione ndaj Rusisë

2 Mars 2022, 13:02 Nga DOSJA
Lufta/ Vuçiç: Do ndihmojmë Ukrainën, s’do vendosim

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar ditën e sotme në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare se shtetit i tij do të jetë në mbështetje të Ukrianës. Ai pranoi se situata e krijuar është drejt përkeqësimit duke shtuar se ditët që do të vijnë do të jenë akoma më të vështira dhe për Serbinë. Vuçiç tha se nuk është në interesin e Serbisë të vendosë sanksione ndaj ndonjë vendi, raporton media Alo.rs.

‘Ditët e vështira janë prapa nesh për të gjithë botën, e veçanërisht të vështira për ne në Serbi. Nuk do të jetë më e lehtë për ne në ditët në vijim. Ne u përpoqëm të mbajmë një qëndrim të unifikuar për çështjen e krizës në Ukrainë dhe lëvizjet që do të ndërmarrim. U përballëm me kontradikta dhe presione të shumta. Përkundër kësaj, ne e morëm vendimin me kokë të ftohtë dhe të matur, sepse për këtë jemi zgjedhur dhe në përputhje me interesat e Serbisë. Respektimi i së drejtës ndërkombëtare do të thotë forcimi i pozitës sonë dhe interesave jetike të Serbisë – tha Vuçiç.

Konkluzionet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

1. Serbia ndjen sinqerisht keqardhje për ngjarjet në Evropën Lindore. Rusët dhe ukrainasit janë popujt tanë vëllazërorë.

2.Serbia është e përkushtuar për integritetin territorial dhe pavarësinë politike të shteteve

3. Serbia është e përkushtuar për të ruajtur integritetin e saj territorial, si dhe integritetin e vendeve të tjera.

4. Për shkak të konsistencës së saj me respektimin e së drejtës ndërkombëtare, Serbisë nuk mund t’i bëhet asnjë kundërshtim.

5. Serbia ofron mbështetje të plotë për integritetin territorial të Ukrainës.

6. Serbia e konsideron të gabuar shkeljen e integritetit territorial të çdo vendi, përfshirë Ukrainën.

7. Serbia është e përkushtuar për ruajtjen e paqes në rajon, e cila është me rëndësi kyçe për zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Ruajtja e paqes është një interes jetik i popullit serb.

8. Kur shqyrtohet nevoja për të vendosur sanksione, përfshirë edhe Rusinë, Serbia do të udhëhiqet vetëm nga interesat e saj. Serbia i ka ndjerë sanksionet dhe beson se nuk është në interesin e saj të vendosë sanksione ndaj ndonjë vendi.

9. Nisur nga parimi i neutralitetit tonë ushtarak, është e nevojshme që të ndërpriten menjëherë të gjitha aktivitetet e ushtrisë dhe Ministrisë së Brendshme me partnerë të huaj.

10. Serbia do të marrë të gjitha masat për të ruajtur qytetarët e saj në Ukrainë.

11. Qytetarët tanë të përmbahen nga ndërhyrja në konfliktet në Evropën Lindore.

12. Serbia do të ofrojë ndihmë humanitare për popullin e Ukrainës.

13. Autoritetet kompetente marrin të gjitha masat për sigurimin e energjisë, gazit, naftës, ushqimit dhe produkteve të nevojshme ushqimore.

14. Serbia do t’i informojë konsujt e saj për këto konkluzione.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, bisedimet mbeten pezull

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aleksander vucici lufta ukraine-rusi aleksander vucici lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll