Aktualitet

EMRI/ U kap me kanabis të ndarë në doza, gati për shitje, pranga 31-vjeçarit

2 Mars 2022, 09:43 Nga DOSJA
EMRI/ U kap me kanabis të ndarë në doza, gati për shitje,

Vlorë. Gjatë operacionit “TARGET” u arrestua shtetasi Flavjo Bakaj,

Finalizohet operacioni policor i koduar “TARGET”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Vlorë. Sekuestrohen 680 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Vihet në pranga poseduesi, procedohet penalisht 1 shtetas tjetër.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “TARGET”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e një lokali në përdorim nga shtetasi F. B. dhe gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 680 gramë lëndë narkotike të llojit canabis sativa, e ndarë në doza.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi F. B., 31 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”,Vlorë, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. Xh., 21 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, klient në lokal. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll