Aktualitet

Me 14 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht një shtetas maroken

2 Mars 2022, 08:36 Nga DOSJA
Me 14 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht një shtetas

TIRANË – Një shtetas maroken është proceduar në aeroportin e Rinasit. 47-vjeçari me inicialet M.B. iu gjetën 13.915 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar kur mbërriti në aeroport. Ai rezulton të jetë banor në Belgjikë. Policia vendosi ta hetojë në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

NJOFTIMI I POLICISë:
Nuk deklaroi shumën e parave në kufi, procedohet penalisht një shtetas maroken.

Sekuestrohen 13915 euro të padeklaruara.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me autoritetet doganore, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe kontrolleve me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasin M. B., 47 vjeç, lindur në Marok dhe banues në Belgjikë.

Gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 13915 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, u procedua penalisht shtetasi M. B., 47 vjeç, banues në Belgjikë, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(d.v/dosja.al_

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll