Aktualitet

Po transportonte klandestinë nga Jemeni dhe Palestina, arrestohet 22-vjeçari në Durrës

2 Mars 2022, 08:24 Nga DOSJA
Po transportonte klandestinë nga Jemeni dhe Palestina, arrestohet

DURRËS– Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës pasi po tentonte të trafikonte emigrantë të paligjshëm. I riu me inicialet R.M u ndalua në zonën e Plepave në Durrës. Në momentin kur ai ka parë policinë, ka tentuar të largohet duke ia mbathur me vrap por është kapur pak metra më tutje. Gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur 7 klandestinë nga Jemeni dhe Palestina të cilët do të transportoheshin drejt Shkodrës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Emigranti”. Transportonte 7 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të kufirit në mënyrë të paligjshme, kundrejt fitimit, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari.Po gjatë operacionit u kap dhe një person i shpallur në kërkim për llogari të DVP Korçë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Shkodrës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit për në Mal të Zi, me destinacion një nga vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Emigranti”.Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Plepa-Durrës, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. M., 22 vjeç, banues në Tiranë. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, ky shtetas ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur nga shërbimet e Policisë. Gjatë kontrollit në automjet u konstatuan 7 klandestinë nga Jemeni dhe Palestina, të cilët 22-vjeçari po i transportonte drejt Shkodrës, kundrejt fitimit.Po gjatë operacionit, nga shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme u kap shtetasi F. Q., 28 vjeç, person i shpallur në kërkim nga DVP Korçë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Policisë të DVP Korçë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne durres durres arrestim ne durres durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Mars 2022, 21:28

VIDEO/ Reshje të dendura dëbore në Llogora

LLOGARA- Llogoraja është përfshirë nga reshje të dendura dëbore këtë mbrëmje. Intensiteti i reshjeve është shtuar në orët e mbrëmjes ku trashësia arrin deri në ...