Aktualitet

Zgjedhjet e 6 Marsit/ Burgu i Rrogozhinës dhe i Durrësit kthehen në qendra votimi

2 Mars 2022, 08:05 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 6 Marsit/ Burgu i Rrogozhinës dhe i Durrësit kthehen

TIRANË– Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, të drejtën e votës do e ushtrojnë edhe 200 të burgosur dhe paraburgosur. Ditën e dielë, burgu i Rrogozhinës dhe ai i Durrësit do jenë dy qendra votimi për shkak se në të dyja këto qytete mbahen zgjedhjet vendore, ku do zgjidhet kryetari i bashkisë.

Të burgosurit që vuajnë dënimet në këto burgje do t’u jepet e drejta për të votuar. Janë të paktën 250 të burgosur të tjerë pas këtyre IEVP, të cilët nuk do lejohen të votojnë pasi preken nga ligji i dekriminalizimit. Sipas këtij ligji, e drejta e votës u mohohet të dënuarve për vepra të rënda penale si vrasje, trafik droge apo organizatë kriminale.

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit do të marrin pjesë 11 parti me 18 kandidatë në 6 bashki që janë në garë. Të gjitha partitë do të garojnë veçmas përveç LSI dhe PDK që janë bashkuar me kandidatët e mbështetur nga Sali Berisha në koalicionin “Shtëpia e Lirë”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Mars 2022, 21:28

VIDEO/ Reshje të dendura dëbore në Llogora

LLOGARA- Llogoraja është përfshirë nga reshje të dendura dëbore këtë mbrëmje. Intensiteti i reshjeve është shtuar në orët e mbrëmjes ku trashësia arrin deri në ...