Bota

OKB-ja voton sot rezolutën për dënimin e pushtimit rus në Ukrainë

2 Mars 2022, 09:37 Nga DOSJA
OKB-ja voton sot rezolutën për dënimin e pushtimit rus në

BRUKSEL– Asambleja e Përgjithshme e OKB -së thirret të votojë ditën e sotme, pas dy ditësh fjalime nga anëtarët e saj, një projekt-rezolutë që dënon Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë, duke i bërë thirrje Kremlinit për tërheqjen ” e menjëhershme” të forcave ruse nga vendi. Perëndimi dhe OKB-ja akuzojnë Moskën për shkeljen e nenit 2 të Kartës së OKB-së, i cili thotë se anëtarët e OKS-së duhet të shmangin kërcënimet dhe përdorimin e forcës për të zgjidhur një krizë.

Rusia pretendon se po ushtron të drejtën e saj për vetëmbrojtje, siç parashikohet në nenin 51 të Kartës. Për të miratuar projektvendimin, i cili po promovohet nga BE në koordinim me Kievin, duhet të merren dy të tretat e votave të vendeve pjesëmarrëse në votim. Të hënën dhe të martën, gjatë një ” takimi të jashtëzakonshëm” të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u duk se shumica dërrmuese e vendeve denoncojnë sjelljen e Rusisë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi okb lufta ukraine-rusi okb

Sondazh

Poll