Bota

VD/ Zbardhen PËRGJIMET e ushtarëve rusë: Po vrasim njerëz paqësorë, kjo s’është lufta jonë

2 Mars 2022, 09:56 Nga DOSJA
VD/ Zbardhen PËRGJIMET e ushtarëve rusë: Po vrasim njerëz

UKRAINË– Ushtarët rusë që po marrin pjesë në pushtimin e Ukrainës janë totaliosht ‘rrëmujë’ dhe të çorganizuar, tregojnë përgjimet e siguruara nga një kompani britanike e inteligjencës. Bisedat e përgjuara të tyre teksa komunikojnë përmes radiove të ushtrisë, tregojnë se trupat ruse po refuzojnë t’i binden urdhrave të komandës qendrore për të bombarduar qytetet e Ukrainës dhe po ankohen për mbarimin e furnizimeve me ushqim dhe karburant.

DailyMail ka bërë publike përgjimet, e siguruara nga firma e inteligjencës ShadowBreak që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës javën e kaluar. Në një nga bisedat e përgjuara, të siguruara nga The Telegraph, një ushtar duket se dëgjohet duke qarë.

Disa nga PËRGJIMET:

‘Kemi tre ditë këtu! Kur dreqin do të jetë gati?’

“Ne po vrasim njerëz paqësorë. Kjo nuk është lufta jonë. Nëna dhe gra, mblidhni burrat tuaj. Nuk ka nevojë të jeni këtu”, i tha një ushtar rus i plagosur ukrainasve që e kishin zënë rob.

Forcat ukrainase janë tani në ditën e shtatë të rezistencës ndaj sulmit rus dhe videot e shumta zbulojnë civilët që përballen me trupat dhe kolonat pushtuese.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, shtyhen bisedimet

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi pergjimet e ushtareve ruse lufta ukraine-rusi pergjimet e ushtareve ruse

Sondazh

Poll