Bota

Vendi në luftë prej 1 jave, në Kiev është kaq shumë qetësi sa dëgjohet era

2 Mars 2022, 09:43 Nga DOSJA
Vendi në luftë prej 1 jave, në Kiev është kaq

KIEV – Kryeqyteti i Ukrainës Kiev po kalon disa orë qetësie të pabesueshme teksa në mbarë vendi po zhvillohen luftime të ashpra dhe të pamëshirshme mes forcave ruse dhe ukrainase. Një reporter i BBC, i cili ndodhet në Kiev thotë se është kaq shumë qetësi dhe heshtje saqë mund të dëgjohet dhe zhurma e erës që fryn. Madje, në Katedralen e Shën Sofisë po zhvillohet një ceremoni ku marrin pjesë të gjithë drejtuesit e kishës në qytet.

Megjithatë, kjo heshtje mund të mos konsiderohet vetëm si sinjal shprese pasi forcat ruse po përparojnë drejt Kievit me të gjitha forcat. Përveç qytetit të Khersonit, i cili u mor nga forcat ruse, në qytetet e tjera janë vendosur barrikada dhe popullata po reziston së bashku me forcat e armatosura kundër avancimit rus.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, shtyhen bisedimet

Burimi: BBC

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll