Bota

Analiza e BBC: Pse pushtimi i Kherson është kaq me rëndësi për Rusinë?

2 Mars 2022, 09:48 Nga DOSJA
Analiza e BBC: Pse pushtimi i Kherson është kaq me rëndësi

UKRAINE-Pushtimi i Kherson do të ishte një fitore e madhe për ushtrinë ruse. Kështu e nis analizën e sotme, media britanike BBC, që shkruan se nëse konfirmohet, dhe deri më tani kemi si burim vetëm ministrinë ruse të mbrojtjes për të pranuar se është pushtuar, atëherë kapja e këtij qyteti me 300 mijë banorë është fitore e madhe për Rusinë.

Por pse? Sepse ky do të ishte qyteti më i madh që do të binte në duart e Rusisë dhe strategjikisht do të ishte një bazë jetike për ushtrinë, pasi ajo kërkon të shtyhet më tej në brendësi dhe në perëndim përgjatë bregdetit deri në qytetin e madh port të Odesës. Kherson është në vetvete një port i rëndësishëm i Detit të Zi dhe një qendër industriale.

Të kontrollosh Kherson do të thotë të kontrollosh gjithashtu një burim të madh uji. Ukraina e mbyti kanalin e Krimesë së Veriut pasi Rusia pushtoi gadishullin e Krimesë, kështu që shumica e furnizimit me ujë të freskët në Krime u ndërpre, duke shkaktuar mungesë uji në rajonin e aneksuar.

Një nga objektivat e parë të pushtimit ushtarak të Rusisë ishte zhbllokimi i asaj rruge ujore dhe rivendosja e furnizimit me ujë në Krime. Ne e dimë se automjetet ruse hynë në qendër të qytetit Kherson gjatë natës. Kryebashkiaku Igor Kolyikhayev tha këtë mëngjes se qyteti kishte nevojë për një mrekulli.

Lajmi kryesor: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, sot takohen delegacionet

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll