Bota

Liderët e Tajvanit dhurojnë pagën për të ndihmuar Ukrainën

2 Mars 2022, 09:46 Nga DOSJA
Liderët e Tajvanit dhurojnë pagën për të ndihmuar

TAJVANI- Zëvendës presidenti i Tajvanit dhe William Lai dhe kryeministri Su Tseng-chang do të dhurojnë secili pagën e një muaji për të ndihmuar Ukrainën, në një kohë kur rusët po sulmojnë pa mëshirë, duke mos kursyer as civilët sipas Reuters. Ky njoftim është bërë me dije nga Presidenti i Tajvanit Tsai Ing-ë, në një takim të Partisë Demokratike Progresive në pushtet.

Tajvani ka shprehur mbështetjen ndaj Ukrainës që në fillim, kjo edhe për shkak të presionit që ndjen vendi nga Kina. Pekini e sheh Tajvanin si territorin e vet dhe ka rritur presionin e tij ushtarak. “Si një anëtar i partnerëve globalë të demokracisë, Tajvani nuk mungon dhe ne mbështesim plotësisht Ukrainën,” tha Tsai.

Tajvani javën e kaluar gjithashtu njoftoi se iu bashkua sanksioneve të udhëhequra nga Perëndimi ndaj Rusisë, megjithëse tregtia e tij me vendin është minimale.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi su tseng-chang tajvani tsai ing-ë william lai lufta ukraine-rusi su tseng-chang tajvani tsai ing-ë william lai

Sondazh

Poll