Aktualitet

HARTA LIVE: Temperatura deri në 11°C, vranësira të pranishme, parashikimi i motit

2 Mars 2022, 06:15 Nga DOSJA
HARTA LIVE: Temperatura deri në 11°C, vranësira të pranishme,

TIRANË– Dita e dytë e muajit Mars do të shoqërohet me temperatura të larta. Në orët e para të mëngjesit janë të pranishme ngricat mirëpo në mesditë situata ndryshon.

Sipas MeteoAlb moti i qëndrueshëm do të sjelli gjatë gjithë ditës kthjellime dhe kalime vranësirash. Kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonat bregdetare dhe të ulëta. Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të lehta vranësirash, të cilat herë pas here do të shtohen, ku do të mund të sjellin reshje të pakta dhe të izoluara dëbore në Verilindje dhe Juglindje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 11°C. Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti parashikimi i motit moti parashikimi i motit

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Mars 2022, 21:28

VIDEO/ Reshje të dendura dëbore në Llogora

LLOGARA- Llogoraja është përfshirë nga reshje të dendura dëbore këtë mbrëmje. Intensiteti i reshjeve është shtuar në orët e mbrëmjes ku trashësia arrin deri në ...