Bota

Anulohet takimi! S’ka bisedime mes Rusisë e Ukrainës sot, shtyhen për në fundjavë

2 Mars 2022, 08:50 Nga DOSJA
Anulohet takimi! S’ka bisedime mes Rusisë e Ukrainës sot,

UKRAINË– Takimi i dytë mes delegacionit ukrainas dhe atij rus nuk do të zhvillohet sot. Mediat ruse shkruajnë se sot nuk do të ketë bisedime mes palëve, ndërkohë që lufta ka hyrë në ditën e saj të shtatë. Arsyet e shtyrjes së këtij takimi nuk bëhen me dije, ndërkohë që raportohet se ekziston një mundësi që bisedimet të zhvillohën në fundjavë.

“Pala ukrainase nuk e ka konfirmuar gatishmërinë e saj për negociata. Natyrisht, atyre u duhet më shumë kohë për të arritur në Bjellorusi për shkak të çështjeve logjistike. Negociatat nuk ka gjasa të zhvillohen sot. Me shumë mundësi, kjo do të ndodhë në fund të javës. Një skenar më realist është një datë më afër të premtes nëse pala ukrainase jep një përgjigje pozitive sot ose nesër,”- thuhet në artikullin e mediave ruse.

Takimi i parë u zhvillua në Gomel të Bjellorusisë, por përfundoi pa arritur asnjë lloj marrëveshjeje. Ukraina kërkoi armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e trupave ruse, gjë që nuk u pranua nga pala ruse. 

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, sot takohen delegacionet

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll