Bota

Dita e shtatë e luftës në Ukrainë/ Rritet çmimi i naftës, çfarë ka ndodhur në orët e fundit

2 Mars 2022, 09:06 Nga DOSJA
Dita e shtatë e luftës në Ukrainë/ Rritet çmimi i

UKRAINË – Ukraina ka hyrë në ditën e shtatë të luftës kundër Rusisë. Sot, forcat ruse thanë se kanë marrë nën kontroll qytetin e Khersonit, ndërsa 2 persona kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë plagosur nga sulmi në Zhitomir: Këto janë zhvillimet e fundit të paraditës së sotme:

Ora 07:07 – Bursa e Moskës e mbyllur për tri ditë me radhë Bursa e Moskës nuk do të punojë as ditën e tretë. Njoftimi u dha nga Banka Qendrore e Moskës. Për qytetarët rusë do të ofrohen disa shërbime të kufizuara për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Rubla ruse vazhdon të shënojë rënie për shkak të sanksioneve të rënda ekonomike që Perëndimi ka vendosur ndaj Rusisë.

Ora 07:16 – Organizata e Kombeve të Bashkuara bëri me dije se numri i civilëve ukrainas të vrarë që prej nisjes së luftës me Rusinë është 136 persona. Mes viktimave rezultojnë dhe 13 fëmijë. Numri i të plagosurve përllogaritet në 400 veta. Por, zëdhënësja e OKB Liz Throssell mendon se bilanci është më i lartë. Ukraina pretendon me shifrat e saj se kanë vdekur 352 qytetarë, ndërsa 1600 të tjerë janë plagosur.
OKB: Të paktën 136 viktima civile në Ukrainë, përfshirë 13 fëmijë.

Ora 07:33 – çmimi i naftës rritet ende. Sot, vlera e një fuçie të naftës “Brent” ka arritur në 110 dollarë për fuçi. Në SHBA, çmimi i naftës përllogaritet në 109 dollarë për fuçi. Kostoja e naftës është rritur për shkak se Agjencia Ndërkombëtare për Energji pranoi për të hedhur në treg 60 milionë fuçi naftë nga rezervat emergjente.

Ora 07:42 – Banka ruse “Sberbank” do të tërhiqet nga tregu europian. Sanksionet ekonomike të Perëndimit ndaj bankave ruse detyruan bankën në fjalë të largohet nga tregu ekonomik i Europës. “Sberbank” theksoi se nuk ofron dot likuidiet për degët e saj në Europë.

Ora 07:55 – 2 viktima dhe 16 të plagosur është bilanci i sulmit rus në qytetin ukrainas Zhitomir. Nga kjo goditje janë dëmtuar disa shtëpi. Sipas palës ukrainase, bilanci mund të jetë më i madh. Zyrtari i qeverisë ukrainase Anton Gerashchenko bëri me dije se në Zhitomir kanë vdekur 4 persona, mes tyre dhe 1 fëmijë.

Ora 08:02 – Nga sulmet e fundit në Kharkiv kanë ndërruar jetë 21 persona si dhe janë plagosur 112 të tjerë.

Ora 08:14 – Kompania e fluturimeve “WizzAir” do të ofrojë 100 mijë vende për refugjatët ukrainas që duan të mos shkojnë larg atdheut. Kjo ndihmë vlen për fluturimet në Poloni, Sllovaki, Hungari dhe Rumani dhe kanë vlerë për muajin mars.

Ora 08:24 – SHBA vendosi të mbyllë plotësisht hapësirën e saj ajrore për avionët rusë.

Ora 08:28 – Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll qytetin e Khersonit. Ky është qyteti i dytë më i madh që forcat ruse marrin nën kontroll. Pamjet e CNN treguan se autokolona ruse është vendosur në sheshin qendror të Khersonit. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë shtoi se ka marrë nën kontroll stacionin e trenit dhe portin e Khersonit.

Ora 09:03 – Presidenti ukrainas Volodimir Zelenskyy pranoi sot se ushtria ukrainase ka vrarë 6 mijë ushtarë rusë.

Ora 09:25 -Kryetari i bashkisë së Khersonit këmbëngul se forcat ruse kanë rrethuar qytetin, por ende nuk kanë marrë nën kontroll qytetin.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, sot takohen delegacionet

(d.v/dosja.al)

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll