Bota

BBC: Pse marrja e qytetit të Khersonit do të ishte fitore e madhe për Rusinë

2 Mars 2022, 09:18 Nga DOSJA
BBC: Pse marrja e qytetit të Khersonit do të ishte fitore e madhe

UKRAINË– Rusia deklaroi mëngjesin e sotëm se kishte nën kontroll qytetin jugor të Ukrainës, Khersonin. Por, kjo gjë është kundërshtuar nga Ukraina. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës pretendon se rusët po përhapin lajme të rreme në lidhje me pushtimin e këtij qyteti dhe se Khersoni është ende nën kontrollin e forcave të tyre.

Por, përse do të ishte një fitore e madhe marrja e këtij qyteti për Rusinë?

Kapja e këtij qyteti në afërsi të Krimesë, me pothuajse 300 mijë banorë do të ishte vërtet një fitore e madhe për ushtrinë ruse. Do të ishte qyteti më i madh që do të binte në duart e Rusisë dhe strategjikisht, një bazë jetike për forcat pushtuese. Ky vend do t’i jepte një shtysë Rusisë për depërtimin në perëndim, drejt portit të madh të Odesës.

Kherson është në vetvete një port i rëndësishëm i Detit të Zi dhe një qendër e rëndësishme industriale për Ukrainën. Ukraina e mbylli kanalin e Krimesë së Veriut pasi Rusia pushtoi gadishullin, kështu që shumica e furnizimit me ujë të freskët në Krime u ndërpre, duke shkaktuar mungesë uji në rajonin e aneksuar. Një nga objektivat e para të pushtimit ushtarak të Rusisë ishte zhbllokimi i asaj rruge ujore dhe rivendosja e furnizimit me ujë në Krime.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, sot takohen delegacionet

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll