Aktualitet

Konflikti në Ukrainë: Si të ndihmoni veten e fëmijët tuaj. Qëndroni larg lajmeve

1 Mars 2022, 22:09 Nga DOSJA
Konflikti në Ukrainë: Si të ndihmoni veten e fëmijët

Nëse u zgjuat këtë mëngjes, shikoni lajmet dhe ndiheni gjithnjë e më të shqetësuar për luftën në Ukrainë, nuk jeni vetëm. Pas një pandemie dyvjeçare, është shumë për t’u përthithur dhe ekspertët pajtohen se ndjenja e mbingarkesës është normale. Këtu janë këshillat e tyre se si mund të kujdeseni për veten, fëmijët tuaj – dhe të tjerët.

Çfarë mund të bëni për të ndihmuar veten

Ndërsa është e drejtë të mendosh para së gjithash për ndikimin tek ata që janë kapur në konflikt, është gjithashtu krejtësisht normale të ndihesh i mërzitur nga larg nga ajo që po shohim në Ukrainë. Kështu thotë Alex Bushill, nga shoqata bamirëse e shëndetit mendor “Mind”.

“Është shumë e natyrshme të shqetësohesh nga ajo që po shohim, nuk do të ishe njeri nëse nuk do ta kishe bërë”,-thotë ai. Ngjarjet nuk çojnë gjithmonë në ankth, por NHS dhe Anxiety UK bien dakord për disa mënyra kryesore për ta shmangur atë: hani mirë, dilni jashtë, lini telefonin, lidheni me njerëzit, pushoni. Të gjitha këto janë këshilla mjaft themelore, por kur jeni të stresuar, mund të jenë të vështira për t’u bërë vazhdimisht. Por mund t’ja dilni me dy hapa. 

E para është të largoni veten nga shkaktarët të ankthit në mënyrë që të mund të praktikoni shmangien e vëmendjes. Hapi i dytë është të përqendroheni në vetëdisiplinimin rreth teknikave specifike që funksionojnë për ju.

Mind këshillon vetëm të shikoni lajmet dhe mediat sociale në periudha të caktuara të ditës, për një kohëzgjatje të kufizuar, dhe më pas të bëni diçka relaksuese. Sarah Kendrick, drejtoreshë klinike me shërbimin e mbështetjes me tekst Shout, thotë se ajo është veçanërisht e shqetësuar për të rinjtë, të cilët zakonisht janë shumë në telefonat e tyre dhe aksesojnë lajmet 24/7.

“Fëmijët dhe të rinjtë po dërgojnë mesazhe duke thënë se janë të shqetësuar për luftën, disa thonë se po i mban zgjuar natën,”-thotë ajo. Udhëzimi që ka dhënë Shout tingëllon i thjeshtë – fikeni telefonin gjatë natës dhe mos u ndjeni sikur duhet të vazhdoni të shikoni lajmet – por mund të jetë e vështirë për t’u vënë në praktikë.

Çfarë mund të bëni për fëmijët tuaj

“Gjëja e parë që duhet të dini është se shmangia e temës mund t’i bëjë fëmijët të ndihen të frikësuar,”- thotë Ane Lemche, psikologe dhe këshilltare për fëmijë në Save the Children. rof Vivian Hill, nga Shoqata Psikologjike Britanike, rekomandon që biseda të jetë e përshtatshme për moshën. Për fëmijët më të vegjël, sugjeron ajo, shpjegimi i situatës mund të bëhet me një hartë, e ti lësh të kuptojnë se lufta po ndodh diku larg tyre. Për fëmijët më të rritur, mund të tregoni më shumë.

Marrë nga BBC

LAJMI KRYESOR: Lufta/ S’ka armëpushim, 70 ushtarë ukrainas të vrarë, Rusia humb 5170 trupa, synohet Kievi

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore psikologji lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Mars 2022, 21:28

VIDEO/ Reshje të dendura dëbore në Llogora

LLOGARA- Llogoraja është përfshirë nga reshje të dendura dëbore këtë mbrëmje. Intensiteti i reshjeve është shtuar në orët e mbrëmjes ku trashësia arrin deri në ...