Politike

“Vesi del me shpirtin”, Kryemadhi flet për 339 e 184: Shumë shpejt dhe dosja “30 qershori”

5 Korrik 2019, 19:15 Nga DOSJA
“Vesi del me shpirtin”, Kryemadhi flet për 339 e 184:

TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvillaur një mbledhje me strukturat ku në fokus të disktutiemve kanë qenë zgjedhjet e 30 qershorit.

Kryemadhi u shpreh se tashmë shqiptarët kanë të qartë atë që ka ndodhur nga raproti i OSB-ODIHR. Po ashtu ajo shtoi se përveç dosjes 184 dhe 339 ku ka të akzaur se kanë ëbrë krime zgjedhore, bashke me to do të jetë dhe dosja “30 qershori”.

Në fakt, sot kemi një raport të ODIHR-it, një raport shumë i qartë ku thuhet se shqiptarëve u mungoi e drejta për të zgjedhur, një raport që thotë që kemi një parti politike të regjistruar në mënyrë të jashtëligjshme, ku në 31 prej bashkive kishim kandidatë të vetëm dhe në 30 bashki të tjera kishim kandidatin e Partisë Socialiste dhe kandidatin e partisë patericë, që është jolegjitime e regjistruar në KQZ.

Po kështu kemi një raport të ODIHR ku flitet qartë për një KQZ e cila ka shkelur në mënyrë të hapur të gjithë procesin zgjedhor, por që në fakt ajo që dua të them është që dosja 184 dhe 339 do të ketë shoqe dhe bashkudhëtare edhe dosjen ‘30 qershori’. Pse e themi këtë? Sepse edhe në zgjedhjet e PS që ajo i organizoi, nuk rrinte dot pa futur dorën te kutia, pa futur dorën te procesverbali, te listat e zgjedhjeve dhe në të gjithë procesin zgjedhor, të cilin nuk e ka respektuar. Sepse është ajo që thotë Petrit Vasili: Vesi del me shpirtin. Edhe atij ka për t’i dalë vesi për të mos vjedhur më me shpirtin”, u shpreh kryetarja e LSI.

(A.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja 184 dosja 339 monika kryemadhi zgjedhjet e 30 qershorit dosja 184 dosja 339 monika kryemadhi zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll