Bota

Sulm në Zhytomyr! Rusët sulmojnë me raketa bazën ushtarake dhe banesat, raportohen viktima

2 Mars 2022, 06:49 Nga DOSJA

UKRAINË– Ukraina raporton se ka ndodhur një sulm me raketa gjatë natës në qytetin Zhytomyr. BBC raporton se sulmi synonte bazën ajrore në qytet, mirëpo ka goditur edhe shtëpitë e banimit aty pranë, duke lënë pas viktima.

Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës ka shkruar në Twitter se të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur. Një zyrtar qeveritar, Anton Gerashchenko, tha në llogarinë e tij në Telegram se numri i të vdekurve mund të ishte edhe më i lartë.

“Deri më tani, katër persona kanë vdekur, duke përfshirë një fëmijë,” tha ai.

Llogaritë e qeverisë së Ukrainës në Facebook dhe Telegraph kanë shpërndarë një video për të cilën ata thanë se ishte nga pasojat e shpërthimit. Ministria e Jashtme e Ukrainës tregon se një nga ndërtesat e goditura ishte maternitet.

LAJMI KRYESOR: 7 ditë luftë në Ukrainë/ Ushtria ruse godet Kharkivin, sot takohen sërish delegacionet

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll