Bota

Deputeti më i ri i Ukrainës: Nëse i mbijetojmë Stalinit, mund t’i mbijetojmë Putinit

2 Mars 2022, 06:28 Nga DOSJA
Deputeti më i ri i Ukrainës: Nëse i mbijetojmë Stalinit,

UKRAINË– Sviatoslav Yurash, anëtari më i ri i parlamentit të Ukrainës, tha se ai dhe ukrainasit e tjerë ishin të vendosur të vazhdonin të luftonin sulmin rus në kryeqytetin Kiev. Ai u shpreh se nëse kanë mundur që t’i mbijetojnë Stalinit, mund t’ja dalin edhe përballë Putin.

“Stërgjyshi im i mbijetoi Stalingradit, kështu që unë mendoj se ne mund të mbijetojmë çfarëdo që të na hedhin”, tha ai, duke folur nga Kievi për CNN duke vijuar: Ne patëm një histori fatkeqe, tragjike dhe të pabesueshme në shekullin e 20-të. Pra, nëse i mbijetojmë Stalinit, ne mund t’i mbijetojmë Putinit.”

Më tej ai tregoi se furnizimet si ushqime dhe municione po mbarojnë. “Asgjë nuk mjafton,” tha ai.

Yurash dhe ekipi i tij e kalojnë kohën e tyre duke organizuar furnizime, duke shpërndarë ushqime, duke siguruar armë dhe ilaçe dhe duke u përpjekur të jenë të dobishëm në mbrojtjen e kryeqytetit,

LAJMI KRYESOR; 7 ditë luftë në Ukrainë/ Ushtria ruse godet Kharkivin, sot takohen sërish delegacionet

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll