Bota

Zelenskyy: Unë nuk jam ikonë, Ukraina është ikonë

1 Mars 2022, 20:13 Nga DOSJA
Zelenskyy: Unë nuk jam ikonë, Ukraina është ikonë

KIEV- Duke folur më herët me gazetarët nga Reuters dhe CNN, presidenti ukrainas Volodymir Zelenskyy reflektoi mbi imazhin që ka dalë prej tij gjatë ditëve të fundit, si një person i fortë që qëndron pranë ushatrëve të tij. Në intervistën e tij, ai tha se kriza e sotme është shumë serioze: Unë nuk jam ikonë, mendoj se Ukraina është ikonë.

Para se të merrte detyrën, Zelenskyy kishte qenë një aktor komik dhe ishte zëri i dubluar në Ukrainë për Paddington Bear në një film. Ai gjithashtu kishte një diplomë juridike dhe fitoi detyrën në 2019 me një premtim për të goditur korrupsionin.

“Ukraina është zemra e Evropës dhe tani mendoj se Evropa e sheh se Ukraina është diçka e veçantë për këtë botë,. Kjo është arsyeja pse bota nuk mund ta humbasë këtë diçka të veçantë,”-shtoi ai. 

LAJMI KRYESOR: Lufta/ S’ka armëpushim, 70 ushtarë ukrainas të vrarë, Rusia humb 5170 trupa, synohet Kievi

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymir zelenskyy lufta ukraine-rusi volodymir zelenskyy

Sondazh

Poll