Bota

Ish-ministri rus: Është e pamundur të mbështetet lufta e përgjakshme në Ukrainë

1 Mars 2022, 19:31 Nga DOSJA
Ish-ministri rus: Është e pamundur të mbështetet lufta e

UKRAINË- Ish-ministri i Jashtëm rus Andrei Kozyrev u ka bërë thirrje diplomatëve rusë të japin dorëheqjen në shenjë proteste për luftën në Ukrainë. Me anë të një postimi në Twitter, Kozyrev shkruan se është e pamundur që të mbështetet lufta e përgjakshme në Ukrainë.

“U bëj thirrje të gjithë diplomatëve rusë të japin dorëheqjen në shenjë proteste. Të dashur diplomatë rusë, ju jeni profesionistë dhe jo propagandues të lirë. Kur punoja në Ministrinë e Jashtme, isha krenar për kolegët e mi. Tani është thjesht e pamundur të mbështetet lufta e përgjakshme vëllavrasëse në Ukrainë.” shkroi ai në Twitter.

Kozyrev ishte ministër i Jashtëm nga viti 1991 deri në 1996 nën Presidentin Boris Jelcin.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ S’ka armëpushim, 70 ushtarë ukrainas të vrarë, Rusia humb 5170 trupa, synohet Kievi

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota andrei kozyrev boris jelcin lufta ukraine-rusi andrei kozyrev boris jelcin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll