Bota

Nuk u dolën llogaritë! Forcat ruse ndalin përparimin drejt Kievit, s’kanë më ushqime…

1 Mars 2022, 19:16 Nga DOSJA
Nuk u dolën llogaritë! Forcat ruse ndalin përparimin drejt

UKRAINË– Ora shënonte 18:00 dhe sipas mediave të huaja, progresi i trupave ruse drejt Kievit ka ndaluar. Sipas CNN, forcat ruse po përballen me sfida logjistike, duke përfshirë mungesën e ushqimit për disa njësi, të paktën kështu njofton një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane. Po ashtu, ai shton se avancimi i Rusisë në kryeqytetin ukrainas mbetet “në thelb … aty ku ishte dje” dhe deklaroi një numër arsyesh të mundshme për vonesën, duke përfshirë rezistencën ukrainase. Ndërkohë që kryeqyteti ende nuk ka rënë në duart e ushtarëve rus, edhe pse këta të fundit pak orë më parë hodhën në tokë kullën e televizioneve, duke shkaktuar 5 viktima dhe po aq të plagosur.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ S’ka armëpushim, 70 ushtarë ukrainas të vrarë, Rusia humb 5170 trupa, synohet Kievi

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll