Bota

Mblidhet sërish asambleja e OKB-së, pritet votimi i rezolutës për dënimin e Rusisë

1 Mars 2022, 16:00 Nga DOSJA
Mblidhet sërish asambleja e OKB-së, pritet votimi i rezolutës

NEW YORK– Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka nisur sesionin e tretë në New York. Mësohet se sot pritet që votohet sërish rezoluta që u propozua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë që nuk mori dot ‘OK’ nga seanca e mbajtur një ditë më parë.

Asambleja e Përgjithshme u thirr me propozim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Rezoluta në fjalë dënon agresionin rus kundër Ukrainës dhe kërkon tërheqjen e menjëhershme të të gjitha trupave. Pritet që 193 të pranishmit, përfaqësues të vendeve anëtare të mbajnë fjalën dhe në përfundim të japin votën e tyre.

Seancat e posaçme të OKB janë shumë të rralla, nga viti 1950 janë thirrur 10 seanca të tilla. Dy ditë më parë, Rusia e bllokoi projekt-rezolutën e propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gjë që pritej për shkak të së drejtës së vetos së Moskës si anëtare e përhershme e Këshillit. Me gjithatë dje kaloi. Rezoluta kërkon tërheqjen e menjëhershme të trupave ruse nga Ukraina.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota okb per ukrainen okb per ukrainen

Sondazh

Poll