Aktualitet

TRAGJIKE në Itali/ 4-vjeçari shqiptar mbytet nga ushqimi para syve të babait të tij

1 Mars 2022, 11:01 Nga DOSJA
TRAGJIKE në Itali/ 4-vjeçari shqiptar mbytet nga ushqimi para syve

ITALI– Një ngjarje tragjike ka ndodhur për një familje shqiptare në Itali. Në Edolo të Brescia, një djalë i vogël 4-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë përpara syve të të atit. Mediat italiane raportojnë se i mituri, Andrea Direxhai ishte duke drekuar me familjen e tij, kur papritur u mbyt nga ushqimi. Babai i vogëlushit 4-vjeçar lajmëroi me urgjencë ambulancën për t’i ardhur në ndihmë Andreas.

Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje tentuan t’i jepnin ndihmën e shpejtë 4-vjeçarit, por fatkeqësisht nuk mund të bënin asgjë për vogëlushin shqiptar.

Kryetari i Bashkisë së Edolo në Itali, Luca Masneri ka shprehur ngushëllimet për prindërit e Andreas, për humbjen e rëndë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet andrea direxhai itali vdes 4-vjecari ne itali andrea direxhai itali vdes 4-vjecari ne itali

Sondazh

Poll