Aktualitet

Operacioni ‘A2’/ Kanabis në ‘Audi’, arrestohet 21-vjeçari (EMRI)

1 Mars 2022, 10:24 Nga DOSJA
Operacioni ‘A2’/ Kanabis në ‘Audi’, arrestohet

VLORË– Klajdi Dulellari (Kapllani) është 21-vjeçari i cili ra në prangat e policisë pas finalizimit të operacionit të koduar ‘A2’. Pas kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi” në përdorim nga ky person, në lagjen “Isa Boletini”, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. I riu do akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “A2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Vlorë. Sekuestrohen 7 kilogramë e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Vihet në pranga poseduesi i tyre. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “A2”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi K. D.(K)., 21 vjeç, banues në Vlorë. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi” në përdorim nga ky shtetas, në lagjen “Isa Boletini”, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne vlore klajdi dulellari vlore arrestim ne vlore klajdi dulellari vlore

Sondazh

Poll