Bota

6 ditë luftë, Rusia: Do vazhdojmë sulmin në Ukrainë deri në realizimin e objektivave

1 Mars 2022, 10:53 Nga DOSJA
6 ditë luftë, Rusia: Do vazhdojmë sulmin në Ukrainë

MOSKË – Rusia do të vazhdojë luftën në Ukrainë. Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi sot se operacioni special ushtarak në shtetin e Ukrainës do të vazhdojë deri në realizimin e objektivave. Vetë Ministri i Mbrojtjes së Rusisë Sergej Shoigu dha qëndrimin zyrtar të Moskës. Ai nënvizoi se qëllimi i Kremlinit është demilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës dhe sigurimi i mbrojtjes së Rusisë nga kërcënimi i Perëndimit.

“Forcat e armatosura ruse do të vazhdojnë operacionin special ushtarak derisa të realizojë objektivat.Qëllimi jonë është demilitarizojmë dhe denazifikojmë Ukrainën dhe të mbrojmë vendin tonë nga kërcënimi ushtarak i vendeve të Perëndimit”, tha ministri rus në konferencë për televizionin shtetëror të Rusisë.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ S’ka armëpushim, 70 ushtarë ukrainas të vrarë, Rusia humb 5170 trupa, synon Kievin

Burimi: The Times of Israel

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll