Bota

Dëborë e zjarr! 1 marsi sfidues në Ukrainë, dëshmi: Do ta djegim kolonën ruse

1 Mars 2022, 11:01 Nga DOSJA
Dëborë e zjarr! 1 marsi sfidues në Ukrainë, dëshmi: Do

UKRAINË– Dita e parë e marsit i ka gjetur mes akullit, dëborës dhe zjarrit të shpërthimeve qytetarët në Ukrainë. Në ditën e gjashtë të pushtimit, imazhet satelitore përcjellin, me qartësi të madhe, ritmin e përparimit të Rusisë drejt Kievit. Një kolonë e blinduar, rreth 40 milje (64 km) e gjatë, e mbushur me tanke dhe trupa, gjarpëron ngadalë përpara. Është vetëm 17 milje larg.

Të gjithë mund t’i shohin këto imazhe satelitore, por janë vetëm forcat, ushtarët dhe civilët ukrainas, që mund të ndalojnë përparimin e saj të rëndë. Ushtritë perëndimore vazhdojnë të dërgojnë armë dhe municione, dhe japin mesazhe të forta më fjalë. Por, në terren, Ukraina është e vetme.

“Ne do ta djegim autokolonën,”– zotohet një gazetar ukrainas në një strehë në bodrum. Është kjo vendosmëri që ka ndezur rezistencën e papritur të fortë të Ukrainës ndaj avancimit të ushtrisë së fuqishme ruse.

Në Ukrainën jugore po përdoren taktika mesjetare gjë që ka ndodhur më herët në Siri. Poshtuesit po lënë pa ujë dhe pa ushqim një vend të tërë.

LAJMI KRYESORLufta/ S’ka armëpushim, 70 ushtarë ukrainas të vrarë, Rusia humb 5170 trupa, synon Kievin

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll