Aktualitet

Pushkë dhe 79 fishekë, përfundon në pranga 57-vjeçari në Dibër (EMRI)

1 Mars 2022, 08:04 Nga DOSJA
Pushkë dhe 79 fishekë, përfundon në pranga 57-vjeçari

DIBËR-  Një 57-vjeçar u prangos sot në Dibër pasi iu gjet në shtëpi një pushkë dhe 79 fishekë. Sipas informacioneve të policisë i ndaluari quhet Liman Krrashi nga fshati Muhurr i Dibrës. Ndalimi i tij u bë pasi uniformat blu ushtruan kontroll në banesën e Krrashit. 57-vjeçari rezultoi se nuk posedonte leje për mbajtje armësh. Ai do të gjykohet për veprën penale ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Mbante armë zjarri pa leje në banesë, vihet në pranga 57-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas posedonte armë zjarri në banesë, shërbimet e Komisaritit të Policisë Dibër, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesën e shtetasit L. K., banues në fshatin Muhurr, Dibër.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë dhe 79 copë fishekë luftarak, që i posedonte pa leje.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. K., 57 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet armembajtje pa leje armembajtje pa leje

Sondazh

Poll