Aktualitet

Aksident fatal në Divjakë, 18-vjeçari me ‘Benz’ përplas biçikletën! Humb jetën 56-vjeçari

28 Shkurt 2022, 20:46 Nga DOSJA
Aksident fatal në Divjakë, 18-vjeçari me ‘Benz’

DIVJAKË– Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku për pasojë një 56-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:20, në fshatin Shën e Premte. Mjeti tip ‘Benz’ i drejtuar nga Edison Çela, 18 vjeç ka goditur 56-vjeçarin Asim Gubere, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Mirëpo goditja ka qenë fatale për 56-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vend. Paraprakisht dyshohet se ka qenë shpejtësia e madhe e mjetit dhe humbja e kontrollit kanë shkaktuar aksidentin, megjithatë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Po ashtu, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në divjakë asim gubere divjake edison çela aksident në divjakë asim gubere divjake edison çela

Sondazh

Poll