Aktualitet

Plagosja në Elbasan, 21-vjeçari humbi ndjenjat sa pa efektivët, ‘kyç gojën’ me Policinë

28 Shkurt 2022, 22:56 Nga DOSJA
Plagosja në Elbasan, 21-vjeçari humbi ndjenjat sa pa efektivët,

ELBASAN– Një 21-vjeçar, i identifikuar si Klevis Cani, u gjet dje nga patrulla e Policisë së Elbasanit i mbuluar në gjak, në mes të rrugës. Menjëherë ai u dërgua në spitalin Kirurgjik të Elbasanit, por deri më tani nuk ka pranuar që të bashkëpunojë me Policinë për të dhënë emrat e agresorëve të tij. Edhe pse në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën, ai sërish nuk i është përgjigjur pyetjeve të hetuesëve.

Sipas “Syri”, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflkti të nisur për arsye të dobëta, pasi është emër i panjohur për Policinë e Elbasanit, e nuk rezulton të jetë pjesë e bandave kriminale. Megjithatë nuk përjashtohet as mundësia që e gjitha të ketë nisur pasi ai dhe persona të tjerë të kenë konsumuar alkool.

Patrulla e policisë e hasi Klevis Canin në lagjen “Skëndërbej” teksa po i drejtohej një farmacie për të blerë medikamente për plagën që kishte marrë në shpinë, e cila mund të jetë shkaktuar nga një thikë ose nga një kaçavidë. Pikërisht në mometin që ka pikasur efektivët, i riu është rrëzuar në tokë pa ndjenja. Edhe pse i riu nuk flet, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan klevis cani plagoset klevis cani elbasan klevis cani plagoset klevis cani

Sondazh

Poll